Bajerni e ka “spitalin” plot në “Alianc Arena”, kërkon pilates dhe specialist joge

Bavarezët synojnë që, krahas metodave klasike të kurimit, të përdorin edhe metoda alternative, duke qenë se një numër jo i vogël lojtarësh kyç kanë pësuar dëmtime dhe ndodhen “jashtë shërbimit” para fillimit të sezonit të ardhshëm. Përgatitjet për sezonin e ri nuk po ecin sipas planit, kështu që, krahas rezultateve të dobta, në “Alianc Arena” është plot edhe “spitali” i tij .

Zherom Boateng, Arien Roben, Hames Rodrigez, Tiago Alkantara dhe Havier Martinezi janë të dëmtuar, ndërkohë që edhe Huan Bernati dhe Manuel Nojeri nuk janë të gatshëm.

Që ta kapërcejë këtë krizë, Bajerni ka vendosur të angazhojë një pilates (specialist ushtrimesh që vë në bashkëveprim trupin me trurin) dhe një specialist joge.

Sfidanti.al