Ideja erdhi nga sponsori i klubit, “Emirejts”. Ajo kishte të bënte për një intervistë me pyetje-përgjigje të kryqëzuara mes trajnerit të Arsenalit, Arsen Venger, dhe mbrojtësit të skuadrës, Per Mertezaker. Për këdo që e ndoqi, u kuptua se kjo ishte një gjetje shumë e mirë dhe mënyra e duhur për t’u argëtuar në prag të fillimit të sezonit. Mertezaker u pyet nga trajneri i tij se cila ishte kafsha shtëpia e tij e preferuar, dhe përgjigja ishte “një derr i Guinesë” (në të vërtetë, një brejtës që i ngjan më shumë miut, dhe që nuk është as derr dhe as nga Guinea). Mbrojtësi gjerman e pyeti Vengerin se kur i pëlqente të udhëtonte, kur dielli nuk lindte, apo kur dielli nuk perëndonte. Përgjigja ishte se francezit i pëlqente të udhëtonte në errësirë. E vetmja pyetje për futbollin ishte nga Mertezaker: |Trajner, nëse nuk do të kishe sulmues në dispozicion, do të më zgjidhje mua në atë rol?” “Po, çdo ditë”, – ishte përgjigja e palëkundur e Arsen Vengerit.
Sfidanti.al