PSG refuzon Barçën për Nejmarin: 220 milionë euro ose asgjë!

Nuk mjaftoi oferta më e fundit që nuk ishte aspak e keqe. Barcelona ishte gati të paguante 150 milionë euro në dy këste për Nejmarin, plus t’i jepte Paris SG dy lojtarë, Usman Dembelenë dhe Ivan Rakitiçin, por as ky propozim “nuk piu ujë”. Është Radio Montekarlo, në programin sportiv, “RMC Sports”, që e informon diçka të tillë, duke i hedhur “ujë të ftohtë”, një operacioni që dukej se po shkonte me sukses drejt përfundimit.

Paris SG ka kërkuar, sipas RMC-së, vetëm ofertë financiare, të përbërë nga 222 milionë euro, aq sa vetë parizienët e morën Nejmarin nga Barcelona dy vjet më parë, duke vendosur rekordin e ri të transferimeve. Kur kanë mbetur fare pak ditë nga e hëna e 2 shtatorit, nuk dihet nëse katalanasit do të mund të bëjnë një ofertë tjetër, nëse Reali mund të hyjë në lojë, apo nëse PSG do ta mbajë brazilianin për vete.

Sfidanti.al