Mediat franceze shkruajnë për vendosmërinë e klubit të kryeqytetit për ta mbajtur sulmuesin në ekip edhe pas përfundimit të kontratës. Që do të thotë se duan ta bindin që të rinovojë duke i plotësuar shumë nga kushtet e tij. Kilian Mbape është “misteri” i madh i transferimeve të futbollit, ndërsa eleminimi i Paris SG nga Reali i Madridit në Champions, mund ta bindë edhe më shumë që të largohet nga Franca. Presidenti i PSG-së, Al Helaifi, është gati t’i japë rrogën më të madhe në botë, ndërsa klubi mund të bëjë ashtu siç do Mbapeja, të vendosë disiplinën dhe të mos ketë më privilegje për yjet nga Amerika e Jugut. Gjithsesi, “Marka” spanjolle shkruan se Mbape u ndje në Madrid si në shtëpinë e tij, dhe se familja e 23-vjeçarit tashmë mendon se zgjedhja e Realit është ajo e duhura.
Sfidanti.al