Juventusi shpreson të përfitojë nga kriza e Donarumës në Paris

Klubi italian nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për ta pasur portierin e kombëtares, ndaj edhe po e ndjek me interesim të madh situatën në të cilën ai ndodhet tek PSG-ja. Xhixho Donaruma mund të cilësohet në krizë pas eleminimit të parizienëve nga Championsi, i akuzuar si fajtor për golin e parë të Realit. “La Gazeta delo Sport” shkruan se “ndjenjat” mes tij dhe PSG-së kurrë nuk ishin aq të forta, ndërsa italiani shpesh është vënë në diskutim dhe në portë ka luajtur Kejlor Navas. Juventusi shpreson që Donaruma të vendosë të largohet nga Franca, dhe atëherë do të ishte më e lehtë për ta marrë. Piemontezët e deshën edhe në verë, por ai pëlqeu Parisin. Pavarësisht kritikave, se Donaruma nuk luan mirë me këmbë dhe është mendjemadh, Juvja është e bindur se portieri i Italisë është gjithnjë zgjedhja e duhur.

Sfidanti.al