Flasim për një lojtar që e di se çdo të thotë t’ia dalësh në këtë konkurrim. Luka Modriç ka fituar 4 herë Ligën e Kampionëve, ndërsa përpara sfidës së dytë ndaj Paris SG, paska bërë një deklaratë si një parashikim. Mediat spanjolle shkruajnë se mesfushori kroat ka thënë se “nëse kalojmë PSG-në, fitojmë Championsin”. Sipas gazetarit spanjoll, Pako Gonzales, Modriçi nuk kishte asnjë dyshim për këtë, ndonëse vitet e fundit Reali nuk ka arritur që ta fitojë “kupën me veshë”. Në 2018 ishte hera e “mbrame” kur në ekip ishte Kristiano Ronaldo, ndërsa në çerekfinale do të ketë rivalë të fortë si Mançester Sitin, Liverpulin, Bajernin, apo ndoshta edhe Çelsin e Juventusin.
Sfidanti.al