Nga Paris SG nuk largohet vetëm Poçetino, por edhe Nejmari!

Të shkojë si të shkojë çështja “Mbape”, në kryeqytetin e Francës e kanë vendosur se çfarë do të bëjnë në verë. Mediat franceze dhe ato spanjolle shkruajnë se Paris SG “do t’i japë duart” Nejmarit sa më shpejt që të jetë e mundur duke e konsideruar një faktor që prish punë në skuadër. Jo vetëm për konfliktit (që ai e mohon) me Donarumën në dhomën e zhveshjes pas humbjes në Madrid, por edhe për mungesën e disiplinës në stilin e jetës dhe në fushën e lojës. Nëse Mesi e Mbape luajnë për skuadrën, Nejmar duket se luan për vete. Ylli brazilian u mor nga Barcelona për 222 milionë euro, ende rekordi i transferimeve në futboll. Nga ekipi mund të largohet më shpejt Maurisio Poçetino, ndërsa dëshira e drejtuesve është që trajneri i ri të jetë Zinedin Zidan.

Sfidanti.al