Në Spanjë thonë se Mbapeja bëhet i Realit javën që vjen!

E përditshmja “Marka” nuk ka asnjë dyshim dhe sot ka dalë me titullin e madh për transferimin e ri të shekullit. Edhe pse pa shifrat 222 milionë euroshe të Nejmarit, sërish kalimi i Kilian Mbapesë nga Paris SG tek Reali i Madridit do të jetë padyshim ngjarja më e madhe në tregun e futbollit. “Marka” shkruan se këto ditë bisedimet mes palëve janë intensifikuar, dhe javën që vjen do të bëhet lajmërimi zyrtar se Mbapeja do të shkojë në “Bernabeu” verën e ardhshme. Do të ndodhë me parametër zero, ndërsa nuk dihet saktë se çfarë rroge do t’i japë 23-vjeçarit klubi spanjoll. Gjithçka po përfundon pas eleminimit tyë PSG-së nga Championsi që e bindi Mbapenë se në Francë nuk mund të ketë garanci për trofe të mëdhenj.

Sfidanti.al