Kristiano Ronaldo kthehet për Man. Junajtidin ndaj Totenhemit!

Trajneri i “djajve të kuq”, Ralf Rangnik, e ka pohuar vetë atë që superylli portugez do të jetë i gatshëm për skuadrën, për ndeshjen e vështirë ndaj Spërsave në Premier Ligë. Sfida luhet në orën 18:30 të ditës së sotme në “Old Traford”, dhe Mançester Junajtidi ka një nga mundësitë e fundit për të luftuar për vendin e katërt, pra për kualifikimin për në Champions. Junajtidi ka 47 pikë në 28 ndeshje, në vend të pestë, ndaj 48 pikëve në 25 ndeshje të Arsenalit, kurse Totenhemi është në vend të 7-të me 45 pikë në 26 ndeshje. Ronaldo nuk luajti në derbin e humbur në fushën e Mançester Sitit (1-4), dhe klubi njoftoi se kjo ndodhi për shkak dëmtimi, por pati zëra se Kristiano u acarua me Rangnikun që e la në stol.

Sfidanti.al