“Pogba je një lojtar reklamash, merr shembull nga Felaini”

Një kritikë e ashpër, e dyta brenda pak ditëve është thënë për Pol Pogbanë. Mesfushori i Mançester Junajtidit, i dëmtuar ndaj Bazelit, tërhoqi vëmendjen e ish-lojtarit të madh të Liverpulit, Graem Sunes, që tregoi se nuk e honepste dot atë. “Pogba më duket paksa si lojtar reklamash, si ata që duan të kënaqen me videot e postuara në Jutjub (Youtube), – u shpreh skocezi, – dua të shoh nga ai që të bëjë gjërat që bën Felaini, thjeshtë, saktë dhe bukur”.

“Felaini ndoshta nuk e ka talentin e Pogbasë, por është më efektiv, më rrezik për kundërshtarin, – vazhdoi ish-mesfushori, – ndoshta ai nuk është i bukur për t’u parë, ndonjëherë duket i shëmtuar, por është një luftëtar”.  Sunes kërkon që Pogba të shfrytëzojë cilësitë e tij fizike për të vrapuar më shumë, për të sulmuar në zonën kundërshtare dhe për t’u kthyer në pozicionin e tij sërish.

Pak ditë më parë, një kritikë të ashpër për francezin bëri Garth Kruk që tha për BBC-në se “dua të flas për modelin e tij të flokëve, sepse këtë e bën për të tërhequr vëmendje, shpenzon kohën me gjëra të kota ndërsa ka shumë punë për të bërë tek Junajtid”.

Sfidanti.al