PSZH-ja kampione e Francës ka nisur në prapaskenë “gjuetinë” që synon sulmuesin e Atletikos së Madridit, Antoan Grizman. Megjithëse media spanjolle e ka shpëngulur tanimë Grizmanin te Barcelona, duket se kryesia e klubit të ‘të shenjtëve” do të bëjë përpjekje maksimale që ta sjellë këtë sulmues të shkëlqyer në “Parkun e princave”.
Plani është që të paguhen mbi 200 milionë euro si zhdëmtim financiar dhe që transferimi të përfundojë para korrikut që Barcelona të mos ketë kohë që të reagojë.
Klubi katalonjas, nga ana tjetër, synon që të shfrytëzojë klauzolën e futbollistit në marrëveshje, sipas së cilës mbas 1 korikut Grizmani do të mund të blihet 80 milionë euro më pak, pra për aktivizimin e klauzolës duhen 120 milionë euro.
Në rast se PSZH-ja do të arrijë që “t’ia grabisë’ Grizmanin Barcelonës, atëherë Nejmari do të mund të shpërngulet në “Bernabe”. Ky transferim do të kushtonte rreth 250 milionë euro dhe do të ishte edhe një herë tjetër më i shtrenjti i të gjitha kohërave.
Sfidanti.al