Piktura murale për Mesin në Rozario: Nga një galaksi tjetër!

Ai është padyshim si tokësor, edhe pse kur luan të duket sikur ndodhet jashtë kësaj bote. Për Lionel Mesin janë bërë shumë vepra artistike, shumë dedikime, dhe së fundmi ja ku përfundon një pikturë murale me lartësi 14 metra dhe gjerësi 8 metra. Marlen Zuriaga është njëra nga piktoret që realizoi veprën në Rozario, qytetin e lindjes së Leos. “Menduam se nuk kishim asgjë mjaftueshmërisht të madhe për të treguar se çfarë përfaqëson Mesi në Rozario”, – thotë ajo. Piktura murale është krijuar në fasadën e një pallati disakatësh pranë shkollës që ka ndjekur Mesi kur ka qenë fëmijë. “Nga një tjetër galaksi dhe nga lagjja ime”, është diçitura.

Sfidanti.al