Njëra anë e medaljes është që zikaltërit janë vërtet shumë të fortë, dhe jo më kot kampionë në fuqi. Interi duket se po shkon drejt titullit të dytë radhazi në Serinë A (edhe pse është ende shpejt për të parashikuar), ndërsa Milani është rivali i tij më i afërt (bashkë me Napolin), e nuk po mundet ta mbërrijë dot. Përtej aftësisë së skuadrës së trajnerit Simone Inzagi, në garën për kreun ndikon edhe një faktor tjetër që e ka goditur keqaz ekipin kuqezi. Milani ka mesatarisht nga 6 lojtarë mangut për ndeshje, dhe kjo për shkak të dëmtimit. i fundit që shkoi sërish në infermieri ishte Zllatan Ibrahimoviç, ndërsa shumë prej lojtarëve kanë pasur probleme të ndryshme.
Sfidanti.al