“Super Adama” Traore është lojtar i Barçës, synohet Obamejangu!

Nuk dihet se ku do të ndalet vrapi dhe se cili tjetër do të vijë në “Kamp Nou”, por një objektiv të rëndësishëm e realizuan. Katalanasit morën Adama Traoren nga Uolvesi anglez, duke fituar garën me Totenhemin e Antonio Kontes, dhe formula është ajo e huazimit me të drejtë blerjeje të kartonit për 36 milionë euro. Mediat katalanase e lavdërojnë si “Super Adama”, ndërsa kaloi shkëlqyeshëm vizitën mjekësore, ndërsa theksohet se në planet e klubit është Obajemang i Arsenalit, dhe jo Alvaro Morata. Gjithsesi, blerja e bujshme duhet të bëhet në verë, Erling Halandi.

Sfidanti.al