A mundet Njukasëlli t’i japë Tomas Mylerit më shumë se 19 milionë euro në sezon?!

Natyrisht bëhet fjalë për rrogën bashkë me taksat, por gjithsesi është një shifër e lartë. Tomas Myler fiton 360 000 euro në javë tek Bajerni, që do të thotë afërsisht 19 milionë euro në vit, dhe Njukasëlli që pëlqen ta marrë 32-vjeçarin duhet të ketë parasysh se duhet t’i ofrojë shumë më tepër nëse dëshiron ta bindë që të largohet nga Mynihu. Sulmuesi gjerman ka arritur suksese të mëdha në “Alianc Arenë”, duke fituar tituj në Bundesligë sa nuk numërohen, si dhe 2 Champions, 2 Superkupa të Europës e 2 Kupa të Botës për klubet pa llogaritur kupa e superkupa në Gjermani. Që nga viti 2008, vetëm Lionel Mesi ka dhënë më shumë asistë sesa ai, ndërsa në total për Bajernin, Myleri ka 610 ndeshje, 223 gola e 238 asistë! Vërtet një mrekulli!

Sfidanti.al