Nikola Jokiç po bën në NBA gjërat që i bënte vetëm Çembërleni

Realizoi një tripëll dabëll në fitoren e Denverit ndaj Nju Orlinsit, dhe tani ka 6 të tilla në muajin janar. Nikola Jokiç jo më kot është lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në NBA, dhe është sërish në krye të renditjes këtë edicion, ndërsa me 6 tripëll dabëlla në muaj bëhet i dyti lojtar qendër që e realizon pas Uilt Çembërlenit. Ndryshimi është se Çembërleni e ka bërë 4 herë në karrierë, dhe basketbollisti serb ka arritur deri në 2, por ka karrierë përpara dhe mund ta arrijë legjendën. Jokiç shënoi 29 pikë, kapi 13 topa në tabela dhe dha 10 asistë në fitoren 116-105 në Nju Orlins. Denveri është në vend të gjashtë në Perëndim, por vetëm 2 ndeshje pas Juta Xhazit që është i katërti, ndërsa Jokiç po e udhëheq ekipin duke mos pasur në krah Xhamal Marrejn dhe Majkëll Porterin.

Sfidanti.al