Bajerni pritet të ketë një verë të ngarkuar me blerje lojtarësh

Nuk është shumë sipas traditës së klubit, porse në Mynih janë thuajse të bindur se kështu do të ndodhë. Mediat bavareze shkruajnë se shefi ekzekutiv Oliver Kahn ka në plan të bëjë “namin” sapo të përfundojë sezoni dhe blerjet pritet të jenë të shumta. Kahn nuk deshi të diskutonte për Erling Halandin, por theksoi se “Bajerni nuk do të kërkojë vetëm lojtarë me parametër zero”. Kjo do të thotë se do të duhet të shpenzohen para. “Ne jemi ende shumë konkurrues, – tha ai, – ne kemi mundur të luftojmë edhe pa shpenzime tepër të mëdha, dhe sfida mbetet e njëjta. Unë jam shumë optimist për të ardhmen, ndonëse duhet punuar për të ulur çmendurinë që po ndodh me rrogat”. Në Mynih thuhet se zëvendësuesi i Zyles duhet të jetë Kristensen i Çelsit, dhe se dëshirohet të merret edhe Ginter si plotësim, ndërsa Rydiger nuk pritet të vijë. Kristensen kërkon 14.4 milionë euro në sezon (Zyles iu ofruan 10), por gjithsesi ai do të jetë lojtar i lirë në verë, dhe kjo e ndihmon Bajernin.

Sfidanti.al