Milani rinovon me Teo Hernandezin, “në radhë” Benaser e Leao!

Duhet të priten fare pak ditë për të dëgjuar konfirmimin, dhe kjo pritet të ndodhë pas 31 janarit. Do të mbyllet periudha e transferimit e Milani do të njoftojë rinovimin me njërin nga lojtarët më të mirë të ekipit, Teo Hernandezin, i cili firmos kontratën deri në vitin 2026. Një lajm shumë i mirë për trajneri Stefano Pioli, ndërsa Paolo Maldini i ka hedhur sytë tek realizimi i rinovimeve edhe me Benaserin e Rafael Leaon. Të tre lojtarët kanë ardhur në “San Siro” në 2019, dhe cilësohen jo vetëm e tashmja, por sidomos e ardhmja, bashkë me blerjen e re që mbërriti dje, Lazetiç. Teo Hernandez ka fituar një rritje të rëndësishme të pagës, sepse me kontratën e vjetër merrte 1.5 milionë euro në sezon, ndërsa tani do të marrë 4 milionë.

Sfidanti.al