UEFA u tregua e ashpër e ndoshta nuk kishte ç’bënte ndryshe. Mesfushori zikaltër, Nikolo Barela, u dënua me dy ndeshje pezullim në Champions pasi goditi me kokë brazilianin e Realit, Rodrigo, dhe do t’i mungojë Interit në të dyja sfidat me Liverpulin në raundin e dytë. Një goditje e fortë për italianët, pasi Barela është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, ai që më shumë se të gjithë organizon lojën dhe ndihmon sulmin, bashkë me Çalhanoglunë. Trajneri Inzagi do të duhet të gjejë tani skemën e duhur për të përballuar një fuqi të madhe të futbollit europian si Liverpulin, që mundi Milanin dy herë në fazën e grupeve.
Sfidanti.al