Kur dëgjoni emrin e Françesko Totit, mendja të shkon menjëherë te karriera e pasur e tij, te golat mjeshtërorë dhe asistencat e përpikta, por edhe te besnikëria e tij. Ai nisi të luajë si fëmijë më 1989, ndërsa tre vite me vonë bëri debutimin me Romën, së cilës ai i mbeti besnik deri në vitin 2017, kur i tha lamtumirë karrierës së tij si futbollist aktiv. Toti ka luajtur gjithsej 785 ndeshje, ka shënuar 307 gola dhe ka dhënë 128 asistenca. Gjatë karrierës së tij, shumë klube u përpoqën që ta merrnin atë në radhët e veta, midis tyre edhe Reali i Madridit, por përgjigja e Totit gjithnjë ka qenë “JO”.
Tregohet një histori që ka lidhje me përpjekjet e Çelsit për ta sjellë Totin në “Stemford Brixh”. Thuhet se Abramoviçi i ofroi Totit gjithçka, por përgjigja e futbollistit legjendar italiane ishte “JO” dhe se e vetmja mënyrë ishte që ai ta blinte të gjithë Romën!
Sidoqoftë, më këmbëngulës u tregua presidenti i Realit, Florentino Perez, që në një rast i kërkoi bluzën futbollistit italian.
“Është e vërtetë, se Reali është përpjekur disa herë që unë të bashkohesha me të, por unë gjithnjë kam refuzuar. Kur kam luajtur për herë të fundit në Madrid, mua m’u afrua Florentino Perez dhe më kërkoi bluzën, ndërsa më tha: “Ti, je i vetmi futbollist që i ke thënë JO Realit të Madridit”.
Sfidanti.al