Luka Modriç: Unë luaj me ekipin më të mirë të botës

Po t’i besosh medias, del se mesfushori kroat, futbollisti më i mirë i Botërorit të fundit të Rusisë, Luka Modriç, ka zhvilluar fshehurazi bisedime për kalimin e tij nga Reali i Madridit tek Interi. Sifoqoftë, periudha e trazuar lidhur me Interin ka mbetur mbrapa, sidomos, tani që atij iu dha edhe çmimi i futbollistit më të mirë në Evropë për sezonin e kaluar konkurrues. Këtë e tregon edhe deklarata e tij e fundit lidhur me klubin, më të cilin ai luan tani.

“Unë luaj me ekipin më të mirë të botës, më vjen shumë mirë që ndodhem  këtu, unë nuk jam i lumtur që ndodhem këtu, por super i lumtur dhe dua të vazhdoj që të luaj sa më mirë, ashtu sikurse kam bërë edhe gjatë gjashtë sezoneve të kaluar”, tha mesfushori kroat i Realit të Madridit.

Sfidanti.al