Luis Enrike jep listën e “furisë se kuqe”, ka edhe “të kthyer”

Trajneri i ri i përfaqësueses së Spanjës, Luis Enrike, publikoi listën e lojtarëve qësi ka thirrur për dy ndeshjet e ardhshme kundër Anglisë dhe Kroacisë në kuadrin e konkurrimit të sapoformuar të Ligës së Kombeve. Interesante është se në listën e Enrikës u gjenden vetëm dy futbollistë të Barcelonës dhe nuk pati vend për mbrojtësin standard të ekipit katalonjas, Zhordi Alba. Midis “të kthyerve” në përfaqësuese, dukë pasur parasysh ata që ishin në Botërorin e Rusisë, janë Alvaro Morata, Markos Alonso dhe Suso. Më poshtë, vijon lista e futbollistëve të thirrur nga Enrike:

Portierë: David De Hea, Kepa Arizabalga, Pau Lopez

Mbrojtës: Dani Karvahal, Naço, Serhio Ramos, Diego Lorente, Injigo Martinez, Hoze Gaja, Cezar Aspilikueta, Markos Alonso, Raul Albiol.

Mesfushorë:Serhio Buskets Serhi Roberto, Rodrigo, Saul, Dani Sebalos, Tiago Alkantara

Sulmues: Isko, Marko Asensio, Diego Kosta, Rodrigo Moreno, Alvaro Morata, Suso.

Sfidanti.al