Ana e errët e Xhorxhina Rodrigez, ka lënë familjen në harresë, preferon Ronaldon

Xhorxhina Rodrigez është shfaqur plot shkëlqim në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venexzia, por edhe ajo e ka një të kaluar që është larg asaj që shohim këto ditë.  Programi ‘Salvame’ që transmetohet te Telecinco zbulon se Xhorxhina që nga momenti kur u lidh me Kristiano Ronaldon e ka harruar dhe braktisur familjen e saj.

Gjyshja e bukuroshes që jeton në lorka është 82 vjec dhe për të është si një nënë e dytë. familja i kërkoi para Xhorxhinës me këtë të fundit qe në fund i ndërpreu komunikimet me rë. Gjithnjë sipas këtij programi, gjyshja e Xhorxhinës, Huana jeton në një apartament parafabrikat dhe ka humbur banesën e saj për një borxh prej 3000 Eurosh. Po kështu edhe babai i saj nuk është në një gjendje të mirë pas një iktusi të pësuar që e ka detyruar të shtrohet në një spital në Buenos Aires.

Mësohet se të afërmit e Xhorxhinës janë befasuar nga sjellja e saj pasi ajo nuk kishte shkuar ta takojë dhe flitet se ishte pikërisht ai që e ka mbajtur Xhorxhinën përpara se ajo të njihej me Kristiano Ronaldon. por jo vetëm kaq, Xhorxhina ka ndërprerë lidhjet edhe me miqtë e saj që nga fejesa me yllin portugez të Juventusit

sfidanti.al