Diplomacia, Guardiola nuk e hedh poshtë “armikun” Murinjo

Murinjo dhe Mançesteri Junajtidi e kanë nisur keq sezonin.Në fakt, nuk e filluan keq, pasi në ndeshjen e parë mundën Leister Sitin, por pasuan dy humbje njëra mbas tjetrës, ajo e fundit 0-3 nga Totenhemi në “Old Trafford” ishte turpëruese. “Speciali” portugez po merr kritika nga të gjitha anët, por, sidoqoftë, një zë doli në mbrojtje të tij dhe ai nuk është pak, sepse është vetë Pep Guardiola, trajneri i Mançester Sitit:

“Për fat të keq, e tillë është puna jonë, varet nga rezultatet. Një gjë e tillë edhe mua më ka ndodhur në të kaluarën. Kur fitoni, ju jeni i mirë, kurse, kur nuk fitoni, ju nuk jeni i mirë. E keqja është se, kur ju arrini në majë, një dështim bën që të harrohen sukseset e mëparshëm”, vuri në dukje Guardiola.

Sfidanti.al