Marko Borielo është një futbollist që nuk rri gjatë në ndonjë klub. Ai tani është 36 vjeç, por, megjithatë, nuk ka ndërmend që talejë futbollin, megjithëse atij i pëlqen shoqërimi me fotomodele dhe mënyra e jetesës si plejboi.
Në ditët e tij më të mira, ai ka luajtur me Milanin, Juventusin dhe Romën, por edhe me klube të tjerë të njohur. Tani, karrierën e tij ai do ta vazhdojë me klubin e Ibicës që konkurron në ligën e tretë spanjolle.
Borielo, në fakt, gjatë kësaj vere, i kaloi pushimet në Ibica që i pëlqeu aq shumë, saqë ai vendosi që të luajë me klubin lokal. Sidoqoftë, Ibica njihet shumë, por jo për futbollin që luhet atje, por për argëtimet e çmendura. Tani, vetëm një pikëpyetje qëndron – sesi krerët e këtij klubi do ta detyrojnë Borielon që të marrë pjesë në stërvite, kur argëtimet e “nxehta” në diskotekat e këtij ishulli spanjoll vazhdojnë 24 orë në 24 orë?!
Sfidanti.al