Ceferin: Sistemi VAR në Champions? Jo në këtë sezon

Presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin këmbëngul përsa i përket mosaplikimit të sistemit VAR në këtë sezon në Ligën e Kampioneve, pavarësisht kërkesës së klubeve, por pranon se ky proces pritet të ndodhë herët a vonë, ndoshta duke nisur që nga viti i ardhshëm.

‘Përsa i përket sistemit VAR, nuk ka kthim prapa, herët a vonë do të përdoret edhe në Ligën e Kampioneve-tha Ceferin-por për mua disa gjëra nuk janë ende të qarta. Kur të jemi gati do ta aplikojme. Ideja është që gjithcka të nisë në sezonin 2019-2020 me ndeshjen e Superkupës Evropiane në Stamboll dhe që nga faza e playoffit në Ligën e Kampioneve. Gjithsesi, vendimi do të merret nga komitetin Ekzekutiv në 27 dhjetor’.

Ndërkaq, së fundmi janë shtuar zërat se do të krijohet një kompeticion i tretë në UEFA, që pritet të favorizojë skuadrat të ashtuquajtura të vogla, që do të thotë se Europa League do të ffitojë më shumë rëndësi dhe lakmia për t’u kualifikuar apo fituar këtë kompeticion do të jetë më e madhe. Plani është që ky kompeticion, vendimi për të cilin do të jepet në dhjetor, të nisë në sezonin 2021/22

sfidanti.al