Në të vërtetë, e bëri në emër të klubit dhe në kompleksin stërvitor të tij. Irlandezoveriori Xhonatan Kaldervud, pati një ide të shkëlqyer dhe origjinale për t’i uruar ditëlindjen trajnerit të Paris SG, Tomas Tuhel. Duke përfituar edhe nga pozicioni i tij, si shef i mirëmbajtjes së fushave stërvitore, Kaldervudi, e bëri urimin duke i shkruar fjalët në tapetin e barit, dhe duke vendosur pranë tyre edhe logon e klubit francez.
Urimi duhej të ishte sa më i bukur, dhe ta gëzonte sa më shumë Tuhelin, ndaj veriirlandezi e shkroi atë në gjermanisht “Gjithë të mirat në ditën e lindjes, Tomas!” Nuk është pak që një gjermani t’i urohet ditëlindja gjermanisht në Francë, edhe pse kjo është krejt brenda parimeve të Europës së Bashkuar. Besohet se trajneri duhet të ndihet krenar edhe për faktin se ky urim u përgatit nga një njeri, Xhonatan Kaldervudi, që ka fituar katër herë radhazi çmimin si mirëmbajtësi më i mirë i fushave në Francë.
Sfidanti.al