Kristiano Ronaldo ka një admirues të madh, ‘Rrufenë’ Usain Bolt

Kristiano Ronaldo ka privilegjin që të ketë si admirues njeriun më të shpejtë në tokë, Usain Bolt. vetë rekordmeni botëror në 100 dhe 200 m e ka pranuar këtë pas debutimit të tij si futbollist profesionist në Australi.

‘Nuk e kam talentin e Mesit, frymëzohem nga puna e Kristiano Ronaldos dhe jam një admirues i madh i tij-tha Bolt-ai e di shumë mirë se cfarë duhet për të qenë më i miri. Objektivi im është që të jem më i miri dhe punoj për ta arritur arë

Usain Bolt e bëri debutimin e tij në futbollin profesionist me fanelën e Central Coast Mariners në miqësoren që kjo skuadër luaji me Central Coast në prag të kampionatit australian A-League që do të fillojë në muajin tetor.

sfidanti.al