Për Harri Kejnin po mendon edhe Reali, jo vetëm Bajerni dhe Man. Junajtidi!

Yllit të Totenhemit i kanë mbetur edhe rreth 16 muaj në kontratën me Totenhemin dhe duket se ai nuk ka ndërmend të rinovojë. Edhe pse besnik i Spërsave, i ekipit të vetëm të jetës së tij, sërish në moshën 28-vjeçare Harri Kejn po mendon për të ardhmen dhe për të fituar trofe, diçka që nuk duket se mund ta bëjë në Londër. Destinacioni mund të jetë Mançester Junajtidi apo Bajerni, por ndoshta edhe Paris SG dhe Reali i Madridit. Flitet se madrilenët po e ndjekin situatën me kontratën e Kejnit që përfundon në verën e 2024-ës.

Sfidanti.al