E nisi Napoli kur Ministria e Brendshme dhe prefekti i qytetit ndaloi hyrjen në stadiumin “Maradona” të përkrahësve të Ajntrahtit të Frankfurtit. Rreth 600 prej tyre mbërritën në qytetin e këngës (citta canora) dhe shkaktuan shkatërrime të mëdha. Tashmë, është kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri, ka bërë kërkesë që të ndalohet mbërritja në kryeqytet e tifozëve të Fejënordit. Edhe pse në finalen e vjetshme të Ligës së Konferencës në Tiranë nuk ndodhi thuajse asgjë, sërish në Romë e mbajnë mend se çfarë ngjau në 2015 kur u pësuan dëme të mëdha në zonat historike. Të shohim se cili do të jetë vendimi.
Sfidanti.al