Oliver Zhiru po i ngul “ thikën mbas shpinës” Arsenalit?

Mediumet anglezë shkruajnë se Zhiru ka marrë një ofertë nga rivali i madh i Arsenalit, Celsi, që kërkon një sulmues dhe se ka mundësi që transferimi përkatës të bëhet që në muajin janar. Në fakt, ky sulmues francez, gjatë verës së kaluar, ndodhej pranë derës së daljes së “Emirateve”, më konkretisht pranë kalimit tek Evertoni, por trajneri i “topçinjve”, Arsen Venger, sidoqoftë, e mbajti në ekip.

Megjithatë, këtë janar, Zhiru, 31 vjeç, do të mund të përforcojë radhët e Celsit që ka probleme të mëdha në vijën e sulmit, ndërsa thuhet se ky sulmues francez është objektiv kryesor i trajnerit të “bluve” Antonio Konte. Zhiru është bashkuar me Arsenalin, më 2012,, duke ardhur nga Monpelie dhe, në 241 ndeshje që ka lujatur me Arsenalin, ai ka shënuar 101 gola.

Srfidanti.al