Kavani ka qenë shumë afër nënshkrimit me Realin e Madridit

Në librin autografik që pritet të publikohet së shpejti, Aleksis Papsan, agjent i i Edison Kavanit, zbulon se ky i fundit kishte marrë dikur një ftesë që të luante me ekipin “B” të Realit të Madridit. “Në një rast, kur sapo kisha zbritur nga avioni, më thirri trajneri i atëhershëm i ekipit ‘B’ të Realit të Madridit, Miçell, që më pyeti nëse Kavani do të pranonte të luante me ekipin e dytë të Realit që, mbas gjashtë muajve, të kalonte tek ekipi i parë”, shkruan Papsani në librin e tij.

Që t’ju kujtojmë, më vonë, Reali i Madridit, sidoqoftë, vendosi në favor të Gonzalo Iguainit, ndërsa Kavani shkoi te Napoli, ndërsa më vonë u bashkua me PSZH-në. Ky futbollist uruguaian po luan shkëlqyeshëm gjatë këtij sezoni dhe, në 13 ndeshjet e deritanishme ka shënuar 13 gola.

Sfidanti.al