Një ftesë për Mesin: Bashkohu me Napolin në kujtim të Maradonës!

E bën ish-shoku i tij i skuadrës, Kevin-Prins Boateng, që luajti pak kohë për Barcelonën. Një thirrje që ka kuptim duke pasur parasysh se Lionel Mesi është vlerësuar gjerësisht si trashëgimtari më i denjë i Diego Armando Maradonës, ndaj edhe Boatengu e nxit që të shkëmbejë fanelën katalanase me atë napolitane. “Do të ishte si historia e një filmi”, – deklaron Boatengu, – Mesi duhet të shkojë tek Napoli për nder të Diegos, kur t’i përfundojë kontrata. Kjo do të ishte mbyllja më e bukur e karrierës. Ai mund të thotë se do të donte të nderonte fanelën me numrin 10 të Maradonës dhe të luajë një apo dy vjet me Napolin”.

Sfidanti.al