Paulo Dybala pritet të fitojë një shans tjetër. Trajneri Andrea Pirlo po mendon ta aktivizojë argjentinasin që nga minuta e parë në ndeshjen me Genoan në Marassi, një sfidë ku Dybala ka kujtime të mira teksa në Ferraris ka shënuar 5 nga 6 golat e tij ndaj Genoas me një mesatare 0.67 gola për ndeshje.
Është kjo mundësi që i lejon Dybalës që pak nga pak të rifitojë ritmin e ndeshjeve dhe të zhbllokohet përfundimisht. Sigurisht në këtë pikë luan një rol edhe aspekti psikologjik. Qëndrimi në stol pas formës së shfaqur nga Morata nuk ishte dicka që i injektonte besim Dybalës
Te Juventus duan që të shohuin argjentinasin të kthehet në nivelet e disa muajve më parë. Besimi dhe vazhdimësia në aktivizim janë medikamentet më të mira. Por është edhe një aspekt tjetër, më pak romantic. Kriza e paraqitjeve të Dybalës kompromenton vlerën e merkatos së futbollisti dhe mundësinë e gjetjes së blerësve të mundshëm për të. Nuk është një mister që Juventus nëse merr ofertën e duhur, mund të vendosë që ta lejojë argjentinasin të largohet që në merkaton e muajit janar. Mundësia e një shkëmbimi me Pogba dhe kalimi i tij në Old Trafford, është vetëm hipoteza më e fundit e ngritur për të ardhmen e tij.
Sfidanti.al