MotoGP, Rossi sulmon Yamahan: I dëgjon pilotët, por bën cfarë do vetë

Valentino Rossi e mbylli aventurën e tij me Yamahan dhe pas kësaj ai shfaqet i acaruar teksa shfryn kundër ish skuadrës së tij duke e sulmuar ashpër. Doktori kritikon me forcë inxhinierët japonezë duke I fajësuar për mos dhënien e peshës së duhur ndaj përshtypjeve të pilotëve

‘Këtë vit do të jem i përfshirë në zhvillimin e motorit si në sezonin e kaluar, kështu që nuk do të ndryshojë shumë-tha Rossi-do të duhet të kuptoj nivelin e përfshirjes, ajo cfarë mund të bëj është që të jap eksperiencën time për të kuptuar se për cfarë kemi nevojë. Prej kohësh kemo të njëjtat probleme, sepse japonezët I dëgjojnë komentet e pilotëve, por në fund bëjnë cfarë duan me motorin’.

Sipas pilotit pezarez, inxhinierët që u bënë objekt i sulmeve të tij, nuk i marrin në konsideratë propozimet sepse e kanë në mendjen e tyre cfarë duan të bëjnë dhe e bëjnë.

Sfidanti.al