Që nga vitet 90-të apo fillimi i viteve 2000 nuk ka kaluar kohë e gjatë, por tregu i futbollit ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Shifrat e blerjeve janë shumë më të larta, jo vetëm për inflacionin normal të ekonomisë, por edhe për rritjen e rëndësisë së këtij sporti.
Shevçenko do të kushtonte 160 milionë euro, me kursin e sotëm të futbollit, që në Angli do të thonë 144 milionë paund stërlina, ndërsa e morën në 2006 për 30 milionë paund. Natyrisht,”Sheva” nuk ishte ai që prisnin tifozët, pasi shënoi vetëm 22 gola në 77 ndeshje.
Pas tij do të vinte “Madhëria e tij”, Alan Shirer, lojtari më i vlerësuar i Premier Ligës që nga viti 1992. Sot, Njukasëllit do të duhej të paguante 140 milionë euro për ta marrë, në krahasim me 15 milionë paund stërlinat e vitit 1996.
Rio Ferdinand do të kishte qenë një mbrojtës që do të kishte thyer rekordin e Van Dajkut, pasi do të ishte marrë nga Junajtidi për 135 milionë euro. Aspak gjë e vogël për Huan Sebastian Veronin, tjetër lojtar i Fergusonit që do të kushtonte 116 milionë paund stërlina, po aq sa Didie Drogba i Çelsit, apo Fernando Torres po i bluve.
Sfidanti.al