Vendim historik për futbollin? Gjykata Europiane përmbi KAS-in!

Në 29 gusht, pra fare pak ditë më parë, në Bruksel u dha një vendim gjyqësor që mund të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në mbarëvajtjen e futbollit europian. Gjykata Europiane e Apelit hodhi poshtë një vendim të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (KAS apo TAS), vendim i dhënë për klubin zviceran, Searing.

Pak rëndësi ka çështja për të cilën u morën këto vendime, por është një precedent që një gjykatë civile europiane del përmbi një gjykatë sportive. Pra, KAS-i nuk do të ketë më fjalën e fundit. Në fakt, një precedent i tillë ekzistonte, por vetëm brenda shtetit të Zvicrës, ndërsa tani gjykatat e BE-së mund të dalin mbi KAS-in për çështje që i quajnë të lidhura me të drejtat e njeriut të garantuara nga ligjet e Europës së Bashkuar.

Sfidanti.al