Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, me apo pa marrëveshje, pritet të ketë pasoja për Premier Ligën angleze. Mediat po i bëjnë jehonë një kërkesë të fortë të bërë nga klubet drejt qeverisë, për të ndryshuar rregullat për të huajt. Kur Brexit-i të kompletohet dhe Mbretëria e Bashkuar të dalë nga BE-ja, do të jetë e pamundur që lojtarë si N’Golo Kante, të mund të luajnë në Premier Ligë. Çelsi është shumë i alarmuar, pasi nuk mund të rinovojë me kampionin e botës nga Franca, dhe mund ta humbasë përfundimisht.
Klubet kërkojnë nga qeveria e zonjës Tereza Mej (Theresa May) që të heqë kufizimet për lojtarët e huaj, pasi deri tani futbollistët e BE-së vinin lirshëm si komunitarë. Edhe Mançester Junajtidi do të humbiste “për një copë bukë” yllin ndoshta kryesor, Pol Pogba.
Sfidanti.al