Mesi për Arturin: Jam i kënaqur që kemi një trashëgimtar të…

Lionel Mesi që shtë shtylla kryesore e Barcelonës gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, i ftuar në kanalin televiziv të klubit të vet, deklaroi se ai është i kënaqur që në klub po vijnë lojtarë që me teknikën e tyre u ngjajnë atyre futbollistëve, me të cilët ai ka luajtur në të kaluarën. Mesi, me këtë rast, iu referua lojës së Arturit, tek i cili ai sheh një trashëgimtar të një futbollisti shumë të mirë të së kaluarës, konkretisht, të Çavit.

“Ne kemi shumë lojtarë të rinj. Mua më gëzon shumë fakti se, duke parë lojën e tyre, unë mund të konkludoj se bëhet fjalë për futbollistë mjaft të mirë. Një nga ata, më saktë Arturi, me kujton lojën e Çavit. Ai është i sigurt, kur e ka topin te këmbët e veta. Ai është një pasues mjaft i mirë, ndërsa luan me pasime të shkurtra dhe del shumë shpejt nga mbrojtja në sulm”, deklaroi futbollisti më i mirë i Barcelonës.

Sfidanti.al