Nga Napoli deri tek Arsenali, ku do të jetë e ardhmja e Brojës

Shqetësimi është i madh për të ardhmen, pasi një “idil” që lind diku nuk është e thënë të mbetet “ndezur” diku tjetër. Kjo është dilema më e madhe e Armando Brojës që shpejt duhet të vendosë për të ardhmen e tij. Sulmuesi 20-vjeçar i kombëtares shqiptare ka kaq shumë admirues që e duan për sezonin e ardhshëm saqë një zgjedhje nuk do të jetë aspak e lehtë. Në listë është shtuar edhe Napoli, ndërsa kanë qenë edhe Milani po në Itali, Bajerni e Dortmundi në Gjermani, si dhe shumë skuadra në Angli, duke nisur që nga Sauthemptoni që e ka këtë edicion, Çelsi që i ka kartonin, Arsenali apo edhe Njukasëlli e Uest Hemi. Çfarë fanele do të veshë Broja vitin tjetër futbollistik? Për momentin as ai nuk e di, ndërsa detyra kryesore mbetet të vazhdojë të jetë i përqëndruar dhe të mos djegë me mendime të tjera pjesën e mbetur të sezonit.

Sfidanti.al