Bajerni humb Nkunkun, por ka në dyshim edhe Tolisonë e Gnabrinë!

Duket se klubi i madh bavarez nuk është shumë mirë nga ana financiare, siç edhe e pohoi presidenti Herbert Hajner. Ndoshta nuk ka ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë, por epoka e koronavirusit dhe e parave të injektuara nga Lindja e Mesme dhe nga Rusia kanë bërë të vetën. Bajerni po shikon se nuk kap dot asnjë “peshk” në fazën e transferimeve, dhe një nga lojtarët që donte, e që nuk e merr dot, është Kristofer Nkunku. Ai pëlqehet edhe nga Paris SG dhe Mançester Junajtidi. Nkunku kushton sipas Lajpcigut 75 milionë euro dhe klubi nga Saksonia nuk dëshiron të humbasë asnjë cent, për më tepër nuk pëlqen që ta humbasë lojtarin për të forcuar një rival direkt në Gjermani. Nga ana tjetër, bavarezët nuk janë të sigurt as për Korenten Tolisonë dhe Serg Gnabrinë, pra mund të detyrohen të kërkojnë lojtarë në krah.

Sfidanti.al