Nuk do të ketë deklaratë të hapur për dëshirën që të shkojë tek Barcelona. Prioritet për Nejmarin është thjesht largimi nga Paris SG, që është kthyer në burgun e tij, dhe po ashtu edhe klubi francez mezi pret një ofertë të saktë për ta “dëbuar”. Nëse Barça nuk ka shpresë (pasi nuk ka mundësi), sa mund t’i kushtojë Realit një transferim i shekullit? E përditshmja “L’Ekip” shkruan për hedhje poshtë të ofertës prej 100 milionë eurosh, plus Bejlin, Hames Rodrigezin dhe Kejlor Navasin, por “Marka” informohet nga delegacioni madrilen në Francë se një ofertë e tillë nuk është bërë.
Gjithsesi, do të duhen deri në 250 milionë euro për të kënaqur presidentin Al Helaifi, ndonëse jo domosdoshmërisht të gjitha në para “në dorë”. Ndoshta, shifra mund të arrijë në 120 milionë, plus lojtarë të tjerë. Për Kejlor Navasin është e qartë se është shumë pranë PSG-së, ndërsa Reali kërkon portier tjetër. Kanë mbetur edhe 11 ditë deri në mbyllje të afatit të transferimeve, dhe Reali duket gjithnjë e më parë Nejmarit, për shkak të marrëdhënieve të mira me Parisin, dhe të marrëdhënieve të këqia të Barçës me kampionët e Francës.
Sfidanti.al