Sëmundja si dhuratë nga qielli, Sarri humb ndeshjen me Napolin

Më shumë malkim se kaq nuk mund të kishte në nisje të punës së tij tek Juventusi. Mauricio Sarri do të mungojë dy ndeshje të Serisë A, atë ndaj Parmës e pastaj kundër Napolit, për shkak se nuk është shënuar ende. Kjo e dyta do të ishte një përballje tepër emocionuese me të kaluarën, edhe pse do të luhej në Torino, dhe jo në “San Paolo”. “Ferri” është parashikuar për në fazën e dytë, dhe mrekullia e tanishme nuk duket e plotë. Sarri duhet të “jetë lutur” që të mos ishte në stol kundër napolitanëve, ndonëse problemin më të madh e di se do ta ketë në Napoli. Pneumonia nuk besohet se do të zgjasë deri atëherë.

Në konferencën për shtyp, përpara duelit me Parmën që luhet të shtunën në orën 18:00, nuk do të dalë ndihmësi i Sarrit, Martushelo, por drejtori i madh Pavel Nedved. Me siguri, gazetarët kanë kërkuar një emër të rëndësishëm përpara kamerave dhe Nevded me shumë gjasë do të flasë më shumë për shitblerjet (Dibala?!), sesa për ndeshjen ndaj emilianëve, për të cilën nuk është i autorizuar teknikisht që të diskutojë.

Sfidanti.al