E ardhmja e Nejmarit pas Botërorit të Rusisë vazhdon të jetë një enigmë edhe pse së fundmi është theksuar shpesh se ai do të qëndrojë te Paris Sën Zhermen. Megjithatë kjo nuk e pengon 25 vjeçarin që të befasojë botën futbollistike me deklaratat e tij sic ishte ajo e bërë gjatë një interviste për versionin brazilian të ESPN, duke i shkelur syrin Mançester Sitit e trajnerit Guardiola.
‘Gjithnjë kam pasur dëshirë të punoj me Guardiolën-tha Nejmar në intervistën e tij-është një trajner ndryshe. Unë mbërrita te Barcelona, 1 vit pasi ishte larguar prej saj. Kam shumë dëshirë të punoj me të’
Nejmar do të ishte përforcim i jashtëzakonshëm për kampionët e Anglisë dhe këto deklarata të lëshuara në vendin e tij me siguri janë mbajtur shënim nga Guardiola dhe Begiristajn
sfidanti.al