Pas kritikave, Tiago vë në dyshim vazhdimësinë tek Bajerni

Nga një “margaritar” në një “të dështuar”. Ky ishte transforimimi i Tiago Alkantarës sipas disa kritikëve në Gjermani, pas eleminimit të Bajernit nga Reali në Champions. “Me një nivel të tillë, Tiago nuk është lojtar për Bajernin”, – tha Lotar Mateusi. Po katalanasi çfarë thotë? i intervistuar në Spanjë nga “El Mundo Deportivo”, ai vë në dyshim vazhdimësinë në Mynih.

“Unë e rinovova kontratën vjet, – tha mesfushori 27-vjeçar, – por, le të shohim. Në futboll gjithçka është shumë e ndërlikuar”. Tiago u mor tek Bajerni në 2013 nga ish-trajneri Pep Guardiola, ndërsa vazhdimisht flitet për një rikthim të tij tek Barcelona. “Po jetoj vetëm momentin, – ishte përgjigja e tij, – aktualisht, po mendoj vetëm për Kupën e Botës”.

Sfidanti.al