Klubi “mbretëror” ka refuzuar ofertat që kanë ardhur nga disa klube të Premier Ligës për futbollistin e tij të talentuar, Marko Asensio. Ky futbollist i ri ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdhenj evropianë, ndërkohë që në “Santiago Bernabe” vazhdojnë të vijnë për të oferta të majme, të cilat Reali, deri tani, i ka hedhur poshtë që të gjitha.
Agjenti i Asensios, Orasio Gaxholi, thotë se Asensio ka përpara një karrierë të madhe dhe se ai duhet të zhvillohet më tej në radhët e klubit më të mirë në botë. “Reali ka refuzuar dy oferta prej 150 milionë eurosh secila për Marko Asension”, thotë agjenti i tij i mësipërm.
Gjatë sezonit të kaluar, Asensio ka luajtur 52 ndeshje në të gjithë konkurrimet për Realin, ndërsa ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë gjashtë asiste golash. Vitin e kaluar, ai e vazhdoi kontratën me Realin e Madridit deri më 2023, ndërkohë që klauzola e shitblerjes së tij është 700 milionë euro të pabesueshme!
Sfidanti.al