Mos “shikoni” këpucët e tij ! Shaqiri do të provokojë Serbinë në Botëror!

Një nga lojtarët më të mirë të Zvicrës, kosovari Gjerdan Shaqiri, në profilin e tij në Instagram tregoi këpucët e futbollit, me të cilat ai do të luajë në Kupën e Botës Rusi-2018 (14 qershor-15 korrik).

Në këpucën e majtë do të jetë flamuri i Zvicrës, ndërsa në atë të djathtën flamuri i shtetit të pavarur të Kosovës që Serbia, deri tani, nuk e ka njohur. Shaqiri, sikurse dihet, është lindur në Gjilan, por prindërit e tij emigruan në Zvicër në vitin 1992, kur ai ishte vetëm 1 vjeç. Sigurisht që një gjë e tillë nuk do t’u pëlqejë shumë pjesëtarëve të përfaqësueses së Serbisë që ndodhet në të njëjtin grup me Zvicrën, më saktë, në Grupin E, ku bëjnë pjesë, gjithashtu Brazili shë Kosta Rika. Zvicra dhe Serbia do të ndeshen njera me tjetrën më 2 qershor.

Sfidanti.al