Në Ishujt Faroe u thonë lojtarëve: Do të luani, por pa përshtyma!

Dy janë kushtet më origjinale që u janë vënë futbollistëve, ndërsa sezoni i futbollit pritet të nisë në Ishujt Faroe. Në ishullin më verior të banuar të Europës, autoritetet sportive dhe civile kanë vendosur të mos kenë frikë nga koronavirusi, por t’i rikthehen aktivitetit futbollistik, veçse me disa këshillime. Përveç kontrolleve dhe dezinfektimit, dhe përveçse nuk do të ketë tifozë (ashtu si edhe në Gjermani, apo siç pritet kudo), në Ishujt Faroe u kanë ndaluar futbollistëve që të pështyjnë përtokë, por edhe që të shfryjnë hundët në fushë. Këtë duhet ta bëjnë kur të shkojnë në tualet, në lavaman, në pushim, para ose pas ndeshjes. Deri tani, në Ishujt Faroe nuk ka asnjë të vdekur nga epidemia, ndonëse ka 185 raste, ndërsa vendi njihet më shumë për delet, që janë më shumë se njerëzit, 80 000 ndaj 50 000.

Sfidanti.al