Kanë qenë gjithmonë rivalët më të mëdhenj, sikur janë Sëlltiku e Rejnxhërsi në Skoci, Reali e Barcelona në Spanjë, apo Tirana e Partizani në Shqipëri. Edhe më i keq rivaliteti mes Boka Juniorsit dhe River Plejtit në Argjentinë, por pikërisht në minutën e fundit të javës së fundit të kampionatit, në vendin amerikanolatin ndodhi diçka e padëgjuar. Boka u bë kampion falë portierit të Riverit që priti një penallti. Në garë për titullin ishte edhe Rasingu, që kishte ndeshjen e fundit ndaj River Plejtit, ndërsa Boka priste Independienten në “La Bombonera”. Të dyja ndeshjet ishin 1-1 dhe virtualisht kampion ishte Boka. Në fund, u akordua penallti për Rasingun, por portieri i Riverit, Armani, nuk lejoi të prekej rrjeta. Kështu, Boka Juniorsi ruajti titullin e fituar vjet.
Sfidanti.al