Napoli dhe Arsenali, në Itali dhe Angli po ndodh një revolucion!

Në të vërtetë, më shumë në Apenine sesa në ishull, sepse “topçinjtë” nuk janë pak, por 13 herë kampionë të vendit. Gjithsesi, prej 19 vitesh ka qenë e panatyrshme që Arsenali të jetë në krye të Premier Ligës dhe kandidati kryesor për titullin. Kjo gjë po ndodh këtë sezon me skuadrën e shkëlqyer të Mikel Artetës që duket se po e mban presionin e Mançester Sitit ndjekës, ndonëse diferenca nuk është edhe aq e madhe (8 pikë). Më shumë revolucion në Serinë A, pasi Napoli ka 32 vjet që nuk del kampion, që nga koha e Maradonës, ndërsa ka gjithsej vetëm 2 titujt e fituar me Diegon. Ekipi i trajnerit Luçiano Spaleti duket një mrekulli në Serinë A dhe në Champions, ku gjithashtu është ndër më të mirët. Kështu siç kanë ardhur punët në Itali, vetëm Napoli mund ta humbasë kampionatin me Interin e Milanin në krizë dhe Juventusin edhe në krizë, por edhe të dënuar.

Sfidanti.al